Ndërlidhjet

Këshilli Tranzitor: S'ka të ardhme për Gadafin në Libi


Kreu i Këshillit të kryengritësve, tha se pas lëshimit të fletarrestimit nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, nuk ka mundësi që Muamer Gadafit t’i jepet një strehim i brendshëm në Libi.

Përmes një deklarate, kreu i Këshillit Tranzitor, Mustafa Muhamed Abdel Xhelil, tha se “nuk ka absolutisht ndonjë të ardhme të mundshme për Gadafin që të mbetet në Libi”.

Ai konfirmoi se është bërë një ofertë e tillë, por ajo është pa fuqi ligjore.

“Nuk ka shpëtim për Gadafin- ai duhet ta lë pushtetin dhe të përballet me drejtësinë”, ka thënë Xhelil.
XS
SM
MD
LG