Ndërlidhjet

Shtyhet gjyqi i Timoshenkos


Procesi gjyqësor i ish kryeminstres Julia Timoshenko është shtyrë për dy ditë, pasi që liderja opozitare angazhoi avokat të ri.

Timoshenko mund të dënohet deri në 10 vjet burg nëse gjendet fajtore për abuzimin e pushtetit.

Akuza e saj ka ardhur pas një marrëveshje të nënshkruar në 2009 ku ajo kishte blerë gaz natyror nga Rusia me siç thuhet çmim shumë të lartë.

Timoshenko ka mohuar se ka bërë keqpërdorime dhe po ashtu ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se rasti është i motivuar politikisht dhe i orkestruar nga presidenti Viktor Janukoviq.
XS
SM
MD
LG