Ndërlidhjet

Londër: U zbulua busti i Ronald Reganit


Një shtatore tri metra e gjatë e ish presidentit amerikan, Ronald Regan, sot është zbuluar jashtë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Londër.

Para inaugurimit, që u bë në Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, sekretari i jashtëm britanik, Uiliem Hejg, e lexoi një letër nderimi nga ish kryeministrja Margaret Theçër, e cila nuk ishte e pranishme, për shkak të gjendjes së ndjeshme shëndetësore.

Në letrën e saj, zonja Theçër tha se “nëpërmjet forcës së tij dhe përkushtimit ai i solli miliona njerëz në liri, derisa perdja e hekurt u rrëzua”.

Javën e kaluar në Pragë të Çekisë, një rrugë u emërua me emrin e ish presidentit amerikan, Ronald Regan, ndërsa në Budapest u zbulua shtatorja e tij.

Këto zhvillime po bëhen në periudhën e shënimit të 100 vjetorit të lindjes së Ronald Reganit.
XS
SM
MD
LG