Ndërlidhjet

logo-print

Ivanoviq kërkon që të burgosurit serbë të dërgohen në veri


Sekretari shtetëror në ministrinë e Serbisë për Kosovën, Oliver Ivanoviq, ka kërkuar nga Euleksi, që pesë serbët e arrestuar, të dërgohen në paraburgim në pjesën veriore të Kosovës.

Këta pesë serbë ishin arrestuar më 28 qershor, pasi sipas policisë së Kosovës, me gurë i kanë sulmuar pjesëtarët e policisë. Më 1 korrik atyre u është përcaktuar paraburgimi prej 30 ditësh.

Zoti Ivanoviq u ka deklaruar agjencive beogradase se zëvendës shefi i Euleksit, Endi Sparks, ka thënë se kërkesa e tij, që serbët e parabugosur në Gjilan dhe Prishtinë, të dërgohen në pjesën veriore të Mitrovicës, do të shqyrtohet.

Sipas Ivanoviqit, zyrtarët e Euleksit i kanë vizituar të paraburgosurit në Prishtinë dhe Gjilan dhe kanë thënë se ata nuk janë keqtrajtuar në burg.
XS
SM
MD
LG