Ndërlidhjet

logo-print

Tunizi: Ish presidenti u dënua me 15 vjet burg


Një gjykatë në Tunizi e ka dënuar sot presidentin e përmbysur, Zine el Abidine Ben Ali, në mëngesë, me 15 vite burg, për posedim të armëve, drogës dhe artefakteve arkeologjike.

Ben Ali, që ishte larguar në Arabinë Saudite, pas kryengritjes popullore në muajin janar, është dënuar edhe me të holla në vlerë prej 79 mijë dollarësh.

Ish presidenti dhe gruaja e tij, Leila Trabelsi, muajin e kaluar, poashtu, janë dënuar në mungesë, me 35 vjet burg për keqpërdorim të fondeve publike.
XS
SM
MD
LG