Ndërlidhjet

logo-print

Parlamenti i Turqisë i ka gjithsej 550 deputetë.


Anëtarët e partisë kryesore opozitare, Partia Republikane e Popullit (CHP), ishin të pranishëm por nuk votuan pasi kishin refuzuar ta japin betimin në seancën konstituese, javën e kaluar.

Nga ana tjetër, ligjvënësit nga blloku i mbështetur kurd, nuk u paraqitën në sallë.

Të dy grupet po protestojnë kundër vendimeve të gjykatave, të cilat refuzuan t’i lirojnë tetë kolegë të tyre, që ishin zgjedhur derisa ishin në burg, në pritje të procesit gjyqësor, për dyshime për një komplot kundër qeverisë ose lidhje me kryengritësit kurdë.

Bordi zgjedhor, njërit prej tyre ia ka hequr mandatin dhe ia ka dhënë AKP-së.

AKP ka 327 ndërsa CHP ka 135, e blloku kurd 35 deputetë.
XS
SM
MD
LG