Ndërlidhjet

Atifete Jahjaga i dërgoi urime Barak Obamës


Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, i ka dërguar një letër urimi presidentit amerikan, Barak Obama, ka njoftuar presidenca e Kosovës.

Në këtë letër, pos tjerash, theksohet se kjo është “një datë e rëndësishme jo vetëm për vendin tuaj, por edhe për tërë botën dhe është sinonim i vlerave të jetës, të lirisë dhe kërkimit të lumturisë”.

Atifete Jahjaga i shkruan presidentit Obama se “lidhja dhe miqësia e Kosovës me Shtetet e Bashkuara është e thellë dhe e palëkundur” dhe shton se “do të vazhdojmë t’i kontribuojmë paqes, stabilitetit dhe progresit në Ballkan”.
XS
SM
MD
LG