Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Forcat e sigurisë kanë kryer arrestime në Hama


Aktivistët thonë se trupat siriane kanë arrestuar qindra persona në qytetin qendror Hama, që ishte vendi i protestave të mëdha kundër presidentit Bashar al-Asad, javën e kaluar.

Mjekët thanë se tre vetë janë vrarë.

Banorët thonë se së paku 30 autobusa me ushtarë kanë hyrë në qytetin e Hamës në mëngjesin e djeshëm.

Pasatj, sipas banërove, trupat kanë kontrolluar shtëpitë, kanë ndërmarrë arrestime dhe, në disa raste, kanë hapur zjarr.

Kryetari i Organizatës për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut i ka thënë agjencisë Rojters se 250 vetë janë arrestuar në qytetin Hama.
XS
SM
MD
LG