Ndërlidhjet

Petraeus: Luftimet në Afganistan po kalojnë në lindje


Komandanti në largim i forcave të Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s në Afganistan, Dejvid Petraeus, thotë se ndoshat do të ndryshoj fokusi në luftën në këtë vend.

Sipas tij, luftimet do të ndryshojnë në muajt e ardhshëm, nga bazat e talibanëve në jug, në pjesën lindore të këtij vendi, që nuk është e ruajtur mirë, në kufi me Pakistanin.

Gjenerali Petraeus, që së shpejti e merr postin e drejtorit të agjencisë CIA, tha se në pjesën lindore do të vendosen më tepër forca speciale, të inteligjencës dhe ato ajrore.

Këto komente ai i bëri për disa agjenci të lajmeve pasi mori pjesë në ceremonitë e shënimit të 4 korrikut në Kandahar dhe në bazën ajrore Bagram, në veri të Kabulit.
XS
SM
MD
LG