Ndërlidhjet

Izrael: Ministri e pezullon transferin e trupave të pajetë


Ministri i mbrojtes i Izraelit, Ehud Barak, i ka pezulluar bisedimet për transferin e trupave të pajetë të 84 militantëve palestinezë, nga një varrezë izraelite, për në Bregun Perëndimor.

Ministri Barak, nëpërmjet një kumtese sot herët në mëngjes, tha se ai nuk dëshiron që marrëveshja t’i shkatërroj përpjekjet për sigurimin e lirimit të një ushtari izraelit, i cili tash e pesë vite mbahet në Rripin e Gazës.

Dje ushtria e Izraelit njoftoi se kryeministri Benjamin Netanjahu e kishte miratuar transferin të trupave të pajetë disa muaj më parë.
XS
SM
MD
LG