Ndërlidhjet

logo-print

Francë: Shkrimtarja e akuzon Shtraus-Kanin


Shkrimtarja franceze, Tristiane Banon, pritet që sot gjatë ditës ta paraqesë ankesën juridike kundër ish drejtorit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtraus-Kan, me akuzën se ai kishte provuar ta dhunoj atë kur ajo kishte shkuar për ta intervistuar atë në apartamentin në Paris, para më tepër se tetë vitesh.

Por, një avokat i zotit Shtraus-Kan, tha se do të paraqitet një padi kundër shkrimtares 32 vjeçare, Tristian Banon, për akuza të rrejshme.

Të premten Shtraus-Kan është liruar nga arresti shtëpiak në Nju Jork, pasi prokurorët thanë se ata kishin dyshime në besueshmërinë ndaj punëtores së hotelit, e cila e kishte akuzuar ish shefin e FMN-së se ishte përpjekur ta dhunoj.
XS
SM
MD
LG