Ndërlidhjet

Iran: Avokati i njohur denohet me 9 vjet burg.


Një gjykatë në Teheran ka dënuar një avokat të njohur me nëntë vjet burg nën akuzat për përpjekje për të përmbysur qeverinë islamike.

Mohammad Ali Dadkhah, themelues i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, bashkë me laureaten e Çmimit Nobel të Paqes, Shirin Ebadi, kishin përfaqësuar aktivistët dhe mbështetësit e opozitës të arrestuar pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale në vitin 2009.

Agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve ISNA, raportoi mbrëmë se zotit Dadkhah i është ndaluar të punuojë si avokat ose të merret më donjë aktivitet akademik për 10 vjet. Ai po ashtu është denuar edhe me një gjobë prej 300 dollarësh, për posedimin e një marrësi televiziv satelitor në banesën e tij.

Avokati Dadkhah i tha shërbimit për Iranin të Radios Evropa e Lirë se “ky vendim nuk është i bazuar në proces korrekt e as në të drejtën fetare e as në atë të pëgjithshme” dhe shtoi se do të ushtroj akesë ndaj këtij vendimi.
XS
SM
MD
LG