Ndërlidhjet

logo-print

Krasniqi: Kuvendi nuk është informuar zyrtarisht për marrëveshje


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, thotë se Kuvendi nuk është dhe nuk ka qenë i informuar me bisedimet Prishtinë – Beograd dhe me marrëveshjet e arritura.

Ai thotë se nuk e preferon t’i komentoj marrëveshjet për të cilat mëson nga mediat.

“Vazhdoj ta kem atë qëndrim qe ne nuk kemi qenë të informuar zyrtarisht me zhvillimin e këtij dialogu dhe nuk kemi një dokument zyrtar në bazë të cilit do ta formonim qëndrimin tonë, nga ajo qe kemi mësuar nga mediat nuk do ta komentoja”, tha Krasniqi, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Megjithatë ai ia ka bërë të qartë qeverisë se nëse ekziston ndonjë dokument i nënshkruar me Serbinë, atëherë ai duhet të vij në Kuvend.

Por, nga pozita e tij si kryetar i Kuvendit, Krasniqi tha se nuk është ai që vendos nëse duhet të debatohet për këtë çështje në Parlament, ngase janë grupet parlamenetare ato që duhet të kërkojnë diskutime të tilla.

Jakup Krasniqi nuk ka dashur të përgjigjet në lidhje me atë se a po respektohet apo jo rezoluta e Kuvendit, e cila i përcakton kornizat e sjelljes së palës kosovare në bisedimet me Beogradin.
XS
SM
MD
LG