Ndërlidhjet

Kosovë: Ali Lajqi jep dorëheqje nga LDK-ja


Ish-kryetari i komunës së Pejës dhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Ali Lajqi, ka dhënë dorëheqje nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Lajqi u ka konfirmuar mediave lokale se nuk do të qëndroj më në LDK pas mospajtimeve të tij me procesin e reformave dhe zgjedhjeve, që po mbahen nëpër degët e LDK-së.

Ai e ka cilësuar LDK-në e Isa Mustafës si një “parti komuniste që nuk mund t’i ofroj më asgjë Kosovës”.

Ndërkohë, zyrtarë të Kryesisë së LDK-së kanë pohuar se Lajqi është larguar për shkak të mospajtimeve të tij me rezultatin e zgjedhjeve të fundit nëpër degë, përkatësisht në degën e LDK-së në Pejë, ku kryetar i ri është zgjedhur Gazmend Muhagjeri.
XS
SM
MD
LG