Ndërlidhjet

Maqedoni: U dënuan dy vetë për fundosjen e anijes me turistë


Një gjykatë në Maqedoni sot i ka dënuar dy vetë për fundosjen e anijes në vitin 2009, në Liqenin e Ohrit, me ç’rast patën humbur jetën 15 turisë nga Bullgaria.

Gjykata në Ohër ka vendosur që kapiteni i anijes, Sotir Filevski, dhe kroati Branko Baiq, përfaqësues i degës lokale të kompasinë së sigurimeve Llojd Gjermani, ishin përgjegjës për “fundosjen e anijes Ilinden, në shtator të vitit 2009, në të ciliën 15 turistë bullgarë vdiqën”, raporton agjencia MIA.

Filevski dhe Baiq u dënuan me nga një vit burg. Baiq u dënua në mungesë, por ishte shpallur fajtor për dhënien jokorrekte të çertifikatave të nevojshme për të treguar se anija ishte e sigurt për transportimin e udhëtarëve, vetëm katër muaj para incidentit.

Anije ishte ndërtuar në vitin 1924 dhe pretendohet se ishte riparuar në vitin 2007.

Sotir Filevski është dënuar për dështim për ta kontrolluar sistemin e navigacionit dhe lejimin e më tepër se 45 udhëtarëve në anije.
XS
SM
MD
LG