Ndërlidhjet

Kamerun: Tërheqja nga Afganistani – deri në vitin 2014


Kryeministri i Britanisë, Dejvid Kamerun, sot ka premtuar mbështetje më të madhe humanitare për Afganistanin, derisa trupat britanike parashihet që të tërhiqen deri në vitin 2014.

Duke u shprehur për tërheqjen e trupave britanike nga Afganistani, në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin Hamid Karzai, zoti Kamerun tha:

“Ne do t’i tërheqim disa trupa tona këtë vit dhe vitin tjetër dhe ne do t’i përfundojmë operacionet luftarake deri në fund të vitit 2014. Ne nuk do të kemi trupa sikur që kemi tash, por ne do të kemi raporte afatgjata”, tha Dejvid Kamerun.

Kryeminsitri britanik i ka shpallur edhe planet për ndërtimin e Akademisë së lartë ushtarake për trajnimin e ushtrisë afgane, duke thënë se Shtetet e Bashkuara, tashmë kanë premtuar 38 milionë dollarë për këtë projekt.
XS
SM
MD
LG