Ndërlidhjet

Presidentja Jahjaga u takua me komisionarin Vollebaek


Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, tha sot se pakicat kombëtare në Kosovë i kanë të garantuara të drejtat e tyre me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, që janë në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.

Këto komente ajo i bëri gjatë takimit me komisionarin e lartë të OSBE-së për pakicat kombëtare, Knut Vollebaek, ka njoftuar Zyra e presidencës.

Zoti Vollebaek është interesuar për çështjet, që kanë të bëjnë me pozitën dhe të drejtat e pakicave në Kosovë dhe me përfaqësimin e tyre në institucione.

Zonja Jahjaga e ka vlerësuar pozitivisht përfaqësimin e pakicave në institucionet lokale dhe ato qendrore në Kosovë.
XS
SM
MD
LG