Ndërlidhjet

Siri: Forcat e sigurisë e kanë rrethuar qytetin Hama


Banorët dhe aktivistët në qytetin Hama në Siri, thonë se tanket qeveritare dhe trupat e kanë rrethuar qytetin, që ishte qendra e fundit e rritjes së dhunës ndërmjet protestuesve anti-qeveri dhe forcave lojale ndaj presidentit Bashar al-Asad.

Sulmi qeveritar bëhet një javë pasi afro 100 mijë njerëz ishin tubuar në Hama, duke kërkuar përfundimin e regjimit të Asadit.

Kjo demonstratë ishte njëra nga më të mëdhat në kryengritjen 14 muajshe në Siri.

Aktivistët thanë mbrëmë se truapt e Sirisë kishin arrestuar qindra njerëz në qytetin Hama, ndërsa së paku tre vetë raportohet se ishin vrarë, përfshirë edhe një djalë 13 vjeçar.
XS
SM
MD
LG