Ndërlidhjet

FT: Greqia nuk ka ardhmëri brenda Eurozonës


Trazirat në Greqi për shkak të masave të kursimit.

Trazirat në Greqi për shkak të masave të kursimit.

"Financial Times"

Parlamenti i Greqisë ka votuar, por kriza vazhdon.

Politika aktuale e Bashkimit Evropian ishte udhëhequr nga domosdoja politike e mbrojtjes së euros dhe evitimi i një tjetër krize bankare, por kjo nuk do të japë një zgjidhje të qëndrueshme.

E ardhmja e BE-së varet nga lejimi i anëtarëve më të varfër që ta rimarrin kompetivitetin dhe kjo kërkon një qasje shumë më të ndryshme.

Çdokush e di që duke i dhënë më tepër para dikujt, që është rëndë i ngarkuar me borxhe dhe i ka disa asete të realizueshme dhe mjerisht të ardhura të pamjaftueshme, krijon probleme.

Duke e caktuar datën e ripagesës për 30 vjet, thjesht siguron se çdokush që sot është autoritet, do të jetë tjetërkund kur të vijë koha.

Kjo politikë është fuqishëm e ngulitur në saje të fokusit të liderëve të Eurozonës, në mbrojtjen e monedhës së përbashkët dhe evitimin e trazirës së mëtejshme në sistemin bankar.

Por, për fat të keq, kjo nuk do të jetë e mjaftueshme. Vuajtja ekonomike në periferinë e Evropës është reale dhe do të vazhdojë.

Manifestimi më i keq i kësaj është papunësia, veçanërisht në mesin e të rinjve, që pashmangshëm sjell me vete mjerim dhe rrezik për kryengritje.

Ky është çmimi njerëzor i politikës së keqe qeverisëse dhe menaxhimit të euros, të kombinuar me kreditim të keq.

Duket sikur kjo ishte harruar ose ishte lënë anash.Greqia nuk mund ta fitojë daljen nga kjo rrëmujë.

Pranimi i monedhës euro e bëri atë jokompetitive dhe derisa euroja të mbetet monedhë e saj, kjo gjendje do të vazhdojë.

Kjo finale ishte e parashikueshme dhe ishte paraparë si e paevitueshme para disa vitesh kur së pari u paraqit euroja. Por, këto vërejtje ishin injoruar.

Euroja u dha shteteve periferike një standard të jetës mbi fuqitë e të ardhurave të tyre dhe, në të njëjtën kohë, e mori me vete aftësinë për ta korrigjuar këtë me devalvim.

Ky është proces i njëjtë, i cili ka çuar në varfëri në Italinë jugore, kur lira ishte bërë monedhë kombëtare, pasi Italia ishte unifikuar nën Risorgimento, para 150 vjetësh.

Qeveritë e Eurozonës dhe Banka Qendrore Evropiane po përpiqen ta evitojnë shkatërrimin e sistemit bankar, që është një objektiv i rëndësishëm.

Por, është me rëndësi të njëjtë që të ketë fokus se si vendet e varfra mund ta rikthejnë aftësinë e tyre për t’u bërë përsëri kompetitive. Kjo është vitale për suksesin e Bashkimit Evropian si të tërë. (f.b.)
XS
SM
MD
LG