Ndërlidhjet

Për dy muaj, 83 persona të arrestuar për trafik droge


Policia e Kosovës i ka vlerësuar pozitive rezultatet e një fushate dy mujore, të titulluar, ”mos i mbyll sytë”, e organizuar kundër përdorimit dhe trafikimit të drogës.

Fushata ishte organizuar nga Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it.

Bahri Shala, shef i Drejtorisë kundër trafikimit të drogës, kjo fushatë ka pasur efekt të mirë tek opinioni.

Ndërkaq, Oliver Hoffman nga EULEX-i, tha se bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Kosovës dhe EULEX-it për ta luftuar këtë dukuri negative është shumë i mirë, por sipas tij, për të pasur sukses më të madh duhet edhe ndihma e popullatës.

Aty u tha se për 6 mujorin e parë të këtij viti, e në veçanti gjatë 2 muajve të fundit, janë hetuar 45 raste dhe janë arrestuar 83 persona, derisa janë konfiskuar rreth 6.5 kilogram heroinë dhe rreth 48 kilogram marihuanë.

Në këtë 6 mujor ka pasur edhe të dënuar për trafikim me narkotikë, u tha në këtë prezantim.
XS
SM
MD
LG