Ndërlidhjet

Lagard, zyrtarisht shefe e FMN-së


Ish ministrja e Francës, Kristine Legard ka marrë sot zyrtarisht postin e shefes së Fondit Monetar Ndërkombëtar në Uashington.

Gruaja e parë që udhëheq FMN-në, Legard bëhet drejtoreshë menaxhuese, pasi që bashkëkombasi i saj, Dominik Shtraus Kan dha dorëheqje nga pozita në muajin maj, për t’u përballë me akuzat për sulm seksual ndaj një shërbyeseje hoteli në Nju Jork.

Javën e kaluar, bordi 24 anëtarësh i FMN-së, zgjodhi Lagardin me konsensus.

FMN thotë se ajo do të fitojë 468 mijë dollarë në vit, plus mjete jetese në shumë prej 84 mijë dollarësh në vit.
XS
SM
MD
LG