Ndërlidhjet

Fitu: Bisedimet, hap drejt njohjeve


Ambasadori i Francës në Prishtinë, Zhan Fransua Fitu i ka vlerësuar pozitivisht marrëveshjet e para të arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë një konference për media, Fitu tha se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë po çojnë drejt njohjeve reciproke.

“Janë tre ose katër mësime të mira nga ajo që e dimë nga kjo marrëveshje. Është vullnet dhe ecje e mirë e dy palëve. Gjëja e dytë është shumë e rëndësishme pasi gjitha pikat e kësaj marrëveshje flasin për lehtësimin e jetës së qytetarëve”, tha ai.

“Pa marrë parasysh kohëzgjatjen, ky rrugëtim do të jetë një hap i rëndësishëm për integrime. Vetë çështja e nisjes së bisedimeve ndërmjet palëve, është fakt i fillimit të njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar me këtë rast, ambasadori Fitu.

Ndërsa i ka vlerësuar pozitivisht, Fitu tha se ai nuk i ka parë dhe lexuar këto marrëveshje, por shpreson se ato nuk do të jenë të vetmet dhe do të arrihen edhe marrëveshje për pikat tjera të diskutuara deri më tash në dialogun Prishtinë-Beograd, që po zhvillohet në Bruksel nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG