Ndërlidhjet

logo-print

Bjellorusia dënon gazetarin polak


Polonia kritikoi dënimin e një gazetari polak nga një gjykatë në Bjellorusi.

Andrzej Poczobut, gazetar i gazetës kryesore polake, “Gazeta Wyborcza” u shpall fajtor se ka bërë shpifje ndaj presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Llukashenko në artikujt e tij, por liroi atë në atë që njihet si “pezullim i dënimit” trevjeçar.

Duke folur para gazetarëve në Varshavë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme polake, Marcin Bosacki tha se Poczobut nuk ka bërë “asgjë të gabuar” dhe e quajti pezullimin si një “të keqe më të vogël”.

Polonia aktualisht kryeson preisdencën e radhës së BE-së, e cila ka vendosur sanksione ndaj regjimit të Lukashenkos.
XS
SM
MD
LG