Ndërlidhjet

logo-print

Edhe një padi për sulm seksual ndaj Shtraus-Kanit


Një shkrimtare franceze ka paraqitur ankesë juridike me të cilën pretendon se politikani Dominik Shtraus Kan kishte tentuar ta dhunonte atë 3 vjet më parë.

Avokati i Tristan Banonit, Dejvid Koubi tha se ia ka dorëzuar ankesën e klientës së tij 32 vjeçare, prokurorëve në Paris, të cilët tash do të vendosin nëse ka bazë për të nisur hetimet.

Banon pretendon se Shtraus Kan ishte përpjekur ta dhunonte atë ndërsa ajo po e intervistonte në apartmentin e tij në Paris, në vitin 2003.

Në muajin maj, Shtraus Kan, dha dorëheqje nga posti i shefit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për t’u marrë me akuzat për sulm seksual të kryer ndaj një shërbyeseje, në një hotel të Nju Jorkut.
XS
SM
MD
LG