Ndërlidhjet

Edhe 10 të vrarë në Hama të Sirisë


Aktivistët për të drejtat e njeriut thanë se të paktën 10 persona janë vrarë sot në Hama, ndërsa forcat e qeverisë po i intenisfikojnë sulmet e tyre në qytetin qendror të Sirisë.

Trupat dhe tankset kanë rrethuar qytetin në përpjekje për të shtypur protestat kudnër regjimit të presidentit Bashar Al-Asad.

Raportohet se qindra të rinj kanë përdorur kontenjerët e mbeturinave dhe materiale tjera për të bllokuar rrugët që çojnë në qendër të Hamës, në pëprjekje për të bllokuar trupat qeveritare.

Të hënën tre njerëz u vranë dhe më shumë se 20 u arrestuan nga forcat qeveritare.
XS
SM
MD
LG