Ndërlidhjet

Djali i presidentit gjeorgjian në Librin e Ginisit?


Djali 15 vjeçar i presidentit gjeorgjian, Mihajl Sakashvili, ka arritur rekord botëror në shpejtësinë e shkruarjes në iPad.

Eduard Sakashvili ka shtypur alfabetin anglez në një iPad për 5.26 sekonda – një përmirësim prej 1.05 sekondash, nga rekordi i vendosur në vitin e kaluar nga një adoleshent britanik (Charlie Joseph McDonnell).

Akti është regjistruar nga një vëzhgues i Librit Botëror të Ginisit.
XS
SM
MD
LG