Ndërlidhjet

Austin: Sulmet në Irak mund t’i frikësojnë investuesit


Komandanti më i lartë ushtarak amerikan në Irak, Llojd Austin, tha se dështimi për t’i ndalur sulmet me bomba të militantëve dhe sulmet e tjera, mund të ndikoj që investitorët e jashtëm të largohen.

Këto komente ai i bëri pasi 28 vetë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën, nga dy sulme me bomba dje kundër ndërtesës qeveritare në veri të Bagdadit.

Së paku 10 policë dhe ushtraë janë vrarë në sulmet gjatë tri ditëve të kaluara në këtë vend.

Muajin e kaluar u vranë 14 ushtarë të Shteteve të Bashkuara, që ishte numri më i madh i ushtarëve të vrarë gjatë një muaji, prej qershorit të vitit 2008.
XS
SM
MD
LG