Ndërlidhjet

Libi: Hedhen poshtë pohimet nga një raport në Rusi për Gadafin


Zyrtarët në Libi i kanë hedhur poshtë pohimet në një raport në gazetën ruse Komersant, se lideri Muamer Gadafi, po e shqyrton mundësinë e largimit nga pushteti dhe kërkimin e strehimit në ndonjë vend tjetër.

Zëdhënësi i qeverisë së Libisë, Mousa Ibrahim, i tha agjencisë Rojters, se raporti ishte “thjesht i pavërtetë”.

Ky zëdhënës theksoi se “Gadafi është një simbol historik dhe libianët do të vdesin për ta mbrojtur atë”.

Njëherësh, forcat e Gadafit në mënyrë masive e kanë bombarduar qytetin e Misratës, që është bazë e kryengritësve, gjatë ditës së djeshme, me ç’rast raportohet se 11 kryengritës ishin vrarë, ndërsa më se 40 të tjerë ishin plagosur.
XS
SM
MD
LG