Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Shfrytëzuesit e rrjetit Twitter i bëjnë pyetje Obamës


Shfyrëtzuesit e rrjetit shoqëror në Internet, Twitter, sot më vonë gjatë ditës do të mund t’i shtrojnë pyetje presidentit amerikan, Barak Obama.

Ky zhvillim po ndodhë dy ditë pasi hakerët kishin depërtuar në faqen Fox News Twitter dhe kishin dërguar mesazhe të rrejshme, me të cilat pretendohej se presidenti Obama ishte vrarë.

Pritet që shumica e pyetjeve do të fokusohen në ekonomi, ndërsa Obama, para një audience në Shtëpinë e Bardhë, do të përgjigjet drejtpërdrejt.

Më herët këtë vit, presidenti amerikan e mbajti një forum të ngjashëm me shfrytëzuesit e rrjetit shoqëror Facebook.

Njëherësh, për incidentin në Fox News Twitter po zhvillohen hetime nga Shërbimi sekret i Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG