Ndërlidhjet

Presidenti iranian kundër planit për ndarjet gjinore në universitet


Presidenti Iranian Mahmud Ahemdinexhad ka kritikuar sot një plan të ri për të ndarë studentët në bazë të gjinisë në disa universitete, duke thënë se tashmë janë ndërmarrë hapat që “këto veprime të pamençura të pengohen menjëherë.

Letra e Ahmedinexhadit i është drejtuar ministrave të arsmit të lartë dhe të shëndetësisë dhe është publikuar në faqen e tij të internetit.

Letra erdhi si reagim ndaj një lëvizjeje të drejtuesve radikalë fetarë, që t’i japin fund sistemit të përbashkët të edukimit në disa universitete.

Edhe disa zyrtarë iranianë të arsimit kanë hedhur poshtë një plan të tillë. Rreth dy e treta e popullsisë së Iranit është nën moshën 30 vjeçe.
XS
SM
MD
LG