Ndërlidhjet

Jahjaga: Barazia gjinore synim afatgjatë i Kosovës


Barazia gjinore është një synim afatgjatë i aspiratave demokratike të shtetit të Kosovës, ka deklaruar presidentja Atifete Jahjaga.

Këto komente, ajo i ka bërë gjatë në tryezës me temën, “Hulumtimi dhe Monitorimi i Zbatimit të Ligjit për Barazi Gjinore”.

“Demokracia nënkupton pjesëmarrjen e plotë të të gjithë qytetarëve të një vendi dhe pjesëmarrjen e barabartë të meshkujve dhe të femrave në të gjitha proceset politike, ekonomike dhe sociale dhe është garanti më i mirë i aspiratave tona demokratike në përafrimin e nocionit të demokracisë më afër qytetarëve të Kosovës”, është shprehur me këtë rast Jahjaga.

“Sot, Kosova garanton një përfaqësim të të dy gjinive në proceset kyçe të vendim-marrjes. Duke u nisur nga përfaqësimi 30 për qind i grave në Kuvendin e Kosovës si dhe në Asambletë Komunale, emërimi i dy zëvendës - kryeministreve dhe dy ministreve femra, si dhe emërimi i udhëheqëses femër në dialogun teknik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, tregojnë një shembull pozitiv të aspiratave tona demokratike”, ka vlerësuar presidentja e Kosovës.

Ajo ka potencuar se edhe zgjedhja e saj në krye të shtetit nga ana e Kuvendit të Kosovës është synim i Kosovës që të tregohet si shembull në rajon në përfaqësimin adekuat gjinor.
XS
SM
MD
LG