Ndërlidhjet

EULEX-i liron katër personat e arrestuar


EULEX
EULEX
Pas procedurave të intervistimit, janë liruar nga arresti katër personat e arrestuar të mërkurën nga policia e EULEX-it, lidhur me rastin Bllaca.

Gjykatësi i procedurës paraprake u ka shqiptuar atyre masën e paraqitjes një herë në javë në stacionin policor si dhe ndalimin e kontaktit me disa nga persona që mund të kenë implikime në këtë rast i cili vazhdon të jetë nën hetime.

Personat e arrestuar dhe tani të liruar janë Shpresim Uka, Shaban Syla, Driton Hajdari dhe Sadik Abazi.

Ata përmenden në rastin Nazmi Bllaca, i cili proklamoi vetën si ish - agjentit të SHIK-ut, duke i implikuar të katërtit si të dyshuar për një vrasje dhe tentim vrasje gjatë viteve 1999-2000. (z.g.)
XS
SM
MD
LG