Ndërlidhjet

Dhunë në Siri


Pamje nga një protestë në Siri
Pamje nga një protestë në Siri
Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty Internacional, ka publikuar ​një raport ku thuhet se forcat siriane do të mund të akuzohen për krime kundër njerëzimit.

Kjo organizatë u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara për ta çuar rastin në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

Raporti vjen në kohën, kur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Francës, Romain Nadal, kërkoi nga OKB-ja që të ndërhyjë në Siri, duke thënë se bota nuk duhet të qëndrojë "pasive dhe e pafuqishme" përballë "represionit të egër të armatosur."

Raporti i Amnesty International u bazua në dëshmi nga refugjatët, që janë strehuar në vendet fqinje.
Gjithashtu edhe aktivistët për të drejtat e njeriut njoftojnë për të paktën 10 persona të vrarë në qytetin Hama të Sirisë vetëm gjatë ditës së martë.


Under Fire in Hama, Syria by tvnportal
XS
SM
MD
LG