Ndërlidhjet

Afganistan: Mbyten 9 anëtarët e ekuipazhit të aeroplanit të rrëzuar


Nga rrëzimi i aeroplanit, Ministria e Transportitit në Afganistan ka bërë të ditur se të gjithë nëntë anëtaret e ekuipazhi në aeroplanin rus të mallrave kanë humbur jetën.

Aeroplani u rrëzua në pjesën verilindore të Afganistanit.

Ende nuk është bërë e ditur se çka e ka shkaktuar aksidentin. Zyrtarët thanë se aeroplani rus Illyushin 76, është nisur nga Baku të martën në mbrëmje me 18 tonë furnizim për misionin e NATO-s në Afganistan, dhe po udhëtonte drejt bazës ajrore të Bagramit, në veri të Kabulit.

Ambasada e Azerbejxhanit në Pakistan tha se ekipi i aeorplanit ishte nga Azerbejxhani dhe Uzbekistani. Aeroplani i ndërtuar në Rusi, i përkiste kompanisë private ajrore të Azerbejxhanit, Silk Way.
XS
SM
MD
LG