Ndërlidhjet

Ministri Hoxha viziton Italinë


Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Italiane, Franco Frattini, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Itali.

Gjatë qëndrimit në Romë, ministri Hoxhaj do të zhvillojë takime me udhëheqësit e institucioneve italiane, dhe me personalitete nga jeta publike dhe trupi diplomatik i akredituar në Itali, bëhet e ditur nga Ministria.

Ministri Hoxhaj thuhet se do të ketë një takim të veçantë me ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Franco Fratini, gjatë të cilit do të bisedohet për format konkrete të thellimit të bashkëpunimit mes dy shteteve.
XS
SM
MD
LG