Ndërlidhjet

SHBA e shqetësuar me përndjekjet fetare në Iran


Shtetet e Bashkuara kanë shprehur pakënaqësinë në lidhje me raportet se një iranian mund të përballet me dënim me vdekje për shkak të besimit të tij fetar.

Jusef Nadarkani mund të bëhet iraniani i parë që dënohet me vdekje për shkak të apostazisë, që nga viti 1990, nëse ai refuzon të tërheqë mbrapsht besimin e tij të krishterë.

Në një deklaratë, zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland tha se “liderët iranianë në mënyrë hipokrite deklarojnë se po promovojnë tolerancën, ndërsa vazhdojnë të burgosin, sulmojnë dhe abuzojnë me ata që thjesht duan të adhurojnë fenë që e kanë zgjedhur vetë”.

Më 3 korrik, një avokat i Nadarkanit tha se Gjykata Supreme e Iranit ka kthyer dënimin me vdekje kundër klientit të tij, por rastin e ka çuar në një gjykatë të një niveli më të ulët, duke kërkuar edhe më tej nga i “akuzuari që të pendohet”.
XS
SM
MD
LG