Ndërlidhjet

Kryengritësit shtrijnë kontrollin në Libi

  • RFE /RL

Kreynegritësit libianë kanë marrë kontrollin e fshatit të Gualishit, Libi

Kreynegritësit libianë kanë marrë kontrollin e fshatit të Gualishit, Libi

Kreynegritësit libianë raportohet se kanë marrë kontrollin e fshatit të Gualishit, diku 100 kilometra në jug-perëndimt të Tripolit, pas një beteje që zgjati disa orë.

Vendbanimi i vogël i shkretëtirës shihet si një hap thelbësor drejt qytetit kazermë të Garianit, nga ku kontrollohet rruga kryesore për në kryeqytet.

Kryengritësit që po luftojnë kundër Muamer Gadafit kanë thënë se kanë zënë disa ushtarë pro-qeveritarë.

Kryengritësit tashmë mbajnë pjesë të madhe të lindjes së Libisë, qytetin perëndimor të Misratës dhe disa qytete në malet Nafusa afër kufirit me Tunizinë.

Në zhvillime tjera, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, tha se nuk ka “infomacione të konfirmuara se Gadafi ka sinjalizuar mundësinë e dorëheqjes”.

XS
SM
MD
LG