Ndërlidhjet

Kina demanton vdekjen e ish-presidentit Cemin


Kina ka mohuar raportet për vdekjen e ish presidentit Xhiang Cemin.

Duke cituar “burimet autoritative”, agjencia zyrtare e lajmeve, Xinhua tha se “raportet e fundit nga disa organizata mediale tejoqeanike për vdekjen e Xhiang Ceminit janë thashetheme të pastra”.

Televizioni Azia, i Hong Kongut, ndërpreu programin e rregullt të mërkurën, për të lajmëruar për vdekjen e Xhiang Ceminit, ndërkaq njoftime për vdekjen e tij kanë qarkulluar edhe në internet.
XS
SM
MD
LG