Ndërlidhjet

WSJ: A do të mbijetojë Evropa e Habsburgut?


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

"Wall Street Journal"

Javën e kaluar Kroacia siguroi vendin e saj dhe do të bëhet anëtarja e 28-të e Bashkimi Evropian në korrik të 2013-ës.

Disa ditë pasi që Zagrebi përmbylli bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Evropian, një nga njerëzit më përgjegjës për këtë, vdiq në gjumë në moshën 98 vjeçare.

Anëtarësimi i Kroacisë mund të llogaritet si fitorja finale e misionit të Oto von Habsburgut për një Evropë të lirë, prosperuese dhe të bashkuar.

Në vitin 1995, Habsburg, si anëtar i Parlamentit Evropian, premtoi se do të “ndihmojë që të hapë rrugën për Kroacinë në Bashkimin Evropian, sepse ajo atje e ka vendin… Evropa është e pakonceptueshme pa Kroacinë”.

Opinionet e fundit tregojnë se vetë kroatët janë të ndarë në lidhje me këtë, për shkak se as ekonomia e Kroacisë e as e BE-së, nuk shihen si makina të prosperitetit, që ishin dikur.

Reformat demokratike dhe liberalizimi ekonomik ka përmirësuar në mënyrë të dukshme standardin kroat të jetesës në dekadën e fundit.

Por, rritja ka ngecur që nga kriza financiare, papunësia shkon mbi 12 për qind, ndërsa korrupsioni është i përhapur.

Në të njëjtën kohë, BE vazhdon të transformojë vetveten nga një union i tregtisë së lirë në një union të borxheve të mëdha.

Politikanët kroatë po presin miliardat e subvencioneve të BE-së, në të cilat së shpejti do të kenë qasje, por edhe Kroacia edhe partnerët e saj evropianë, në të ardhmen duhet të fuqizojnë rritjen e sektorit privat.

Kjo na sjell te pyetja, se si do të duket BE-ja, në kohën kur t’i bashkohet Kroacia.

Edhe dy vjet me pako shpëtimi për shtetet sovrane, duke
vuajtur për fajin e të tjerëve, nuk e sjell Evropën më afër “kontinentit të lirisë”, siç e përfytyroi Habsburgu.

Në qendër të këtij nocioni është heqja e kufijve të brendshëm të BE-së.

Në vitin 1995 Habsburg i quajti si “reagime nacionaliste”, vërejtjet e regjimi i lirë i vizave do të shkelte sovranitetet e shteteve.

Në atë kohë, pas Luftës së Ftohtë, integrimi i Evropës dukej pothuaj i paevitueshëm.

Por, kurrë nuk do të kishim supozuar se Habsburgu do të jetonte për të parë se si nënshkruesit e Shengenit, kanë rivendosur kontrollet kufitare- si masa të përkohshme ndaj fluksit të imigrantëve nga Afrika Veriore, për shkak të kryengritjes arabe.

Javën e kaluar, Danimarka tha se do të kthejë postblloqet e përhershme kufitare në kufijtë me Suedinë dhe Gjermaninë.

Habsburg u tërhoq nga jeta publike vitin e kaluar, pas vdekjes së gruas së tij, Regjinës.

Në një intervistë të vitit 2007, megjithatë, ai vuri re se gjeografia “e imponon veten në dy mënyra. Njëra është ajo çfarë mund të shihet në hartë, dhe tjetra, se çka politika bën nga ajo”.

Suksesi i Evropës, ai parashikoi shpesh, do të vijë me “unitetin përmes diversitetit”.

Diversiteti sipas Habsurgut do të kërkonte një aleancë me atë që ai e pa si thelbësore për liritë civile: besimin.

Në të njëjtën intervistë, kur liderët e BE-së kishin finalizuar Traktatin e Lisbonës, Habsburg tërhoqi vërejtjen se “Nuk mund të keni të drejta të njeriut pa Zot- pa autoritetin e fundit”.

Ndërsa nuk dëshironte që të përmendej asnjëri religjion në Traktatin e Evropës, ai kërkoi njohjen e “fuqisë supreme, ose Zotit, ose të diçkaje të ngjashme.

Kjo do të ishte “vendimtare, sepse hebrenjtë, muhamedanët dhe ne të krishterët, do të flasim dhe lutemi së bashku”.

Habsburg e humbi këtë luftë dhe teksti i Evropës i referohet vetëm “trashëgimisë fetare dhe humaniste”.

Traditat evropiane hebreje dhe të krishtera janë në rënie, ndërsa popullata myslimane, po vetë-ndahet gjithnjë e më shumë.

Ndërkohë, liderët e BE-së po veprojnë nën supozimin se tregjet nuk mund ta mbajnë mbi supe të vërtetën e financave të kontinentit dhe se parimet e para të unionit të tyre nuk mund të durojnë krizat fiskale dhe trazirat gjeopolitike.

Bashkimi Evropian dhe anëtarët e tij, përballen me sfida jo të vogla në ruajtjen e atij unioni, siç e kishte parashikuar Habsburgu.(a.i.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG