Ndërlidhjet

Gjermania ngre aktakuzë ndaj Arid Ukës


Prokurorët federalë gjermanë thanë se kanë dorëzuar akuzat për vrasje kundër Arid Ukës, 21 vjeçarit me prejardhje nga Kosova, për shkak se vrau dy ushtarë amerikanë jashtë aeroportit të Frankfurtit.

Në një deklaratë të lëshuar sot, prokurorët thanë se Arid Uka përballet me dy akuza për vrasje dhe tri për tentim-vrasje në lidhje me sulmin e 2 marsit.

Nëse, dënohet, ai përballet me dënim të përjetshëm.

Prokurorët prentdojnë se Uka është një mysliman radikal, i cili ka vrarë ushtarët amerikanë për shkak të përfshirjes amerikane në Afganistan.

Ata thonë se ai ishte inspiruar nga propaganda xhihadiste në internet, por hetimet e tyre nuk kanë rezultuar në ndonjë lidhje të Ukës me ndonjë organizatë terroriste.

Uka është arrestuar në aeroport dhe mbahet në paraburgim që nga incidenti. Nuk është dhënë data e fillimit të gjykimit.
XS
SM
MD
LG