Ndërlidhjet

Arrestohen 5 fotoreporterë në Gjeorgji


Policia në Gjeorgji ka arrestuar gjatë natës pesë fotoreporterë.

Agjencia e lajmeve Reuters citon të afërm të fotoreporterëve, të kenë thënë se ata po mbahen nga shërbimet e kundër-informimit.

Fotografët e arrestuar janë Zurab Kurtsikidze, nga Agjencia European Pressphoto; Shakh Aivazov i Associated Press; gazetari i lirë Giorgi Abdaladze; dhe Irakli Gedenidze dhe gruaja e tij Natia.

Zyrtarë të Ministrisë së Brendshme nuk kanë komentuar ngjarjen.
XS
SM
MD
LG