Ndërlidhjet

logo-print

Tre avokatë kosovarë akuzohen për krim të organizuar


Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 5 korrik, ka ngritur aktakuzë, me të cilën akuzon avokatët Kolë Puka (i cili gjatë aktivitetit kriminal ka ushtruar funksionin e gjyqtarit në Gjykatën Komunale në Klinë), Zef Marleku dhe Lon Palushaj.

Kjo aktakuzë i ngarkon tre të pandehurit me veprën penale: krim i organizuar.

Lidhur me këtë rast së shpejti do të ngritën edhe aktakuza tjera, ndërkaq hetimet i ka udhëhequr dhe ka ngritur aktakuzën një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit.
XS
SM
MD
LG