Ndërlidhjet

Prishtinë: Presidentja Jahjaga takoi kryeministrin Thaçi


Zhvillimet e fundit politike, vizitat jashtë shtetit si dhe biseda me zëvendës presidentin e SHBA-ve, kanë qenë disa nga temat e diskutuara sot në mes të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe kryeministrit Hashim Thaçi, ka bërë të ditur presidenca përmes një komunikate për media.

Gjatë këtij takimi, thuhet në komunikatë, kryeministri Hashim Thaçi, ia dorëzoi presidentës Jahjaga konkluzat e të dërguarit të BE-së, Robert Cooper, për marrëveshjet e arritura gjatë procesit të dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
XS
SM
MD
LG