Ndërlidhjet

logo-print

Bajden përgëzon Kosovën për marrëveshjet

  • RFE /RL

Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Nënpresidenti amerikan, Xho Bajden, i ka thënë presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga se SHBA-të mirëpresin marrëveshjet e arritura të shtunën në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në një bisedë telefonike të bërë të enjten, Bajden i ka thënë Jahjagës se zhvillime të tilla “mund të sjellin përfitime praktike për qytetarët në të dyja vendet”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Në të thuhet se Bajdeni dhe Jahjaga, po ashtu, kanë diskutuar për rëndësinë themelore të luftës kundër korrupsionit nga ana e Qeverisë së Kosovës, si dhe për përpjekjet për të forcuar sundimin e ligjit.(a.i.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG