Ndërlidhjet

EULEX-i sqaron masat ndaj të dyshuarve në rastin Bllaca


Një gjykatës i procedurës paraprake i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë u ka shqiptuar katër personave të arrestuar dje masat kufizuese si në vijim:

-Të dyshuarit duhet të paraqiten në stacionin policor një herë në javë për një periudhë prej një muaji.

-Të dyshuarve u ndalohet të kontaktojnë mes vete, si dhe me dëshmitarët dhe familjet e viktimave.

-Gjykatësi i procedurës paraprake i ka urdhëruar të dyshuarit që të mos u afrohen më shumë se 300 metra një numri të personave, përfshirë dëshmitarët dhe pjesëtarët e familjeve të viktimave, qoftë drejtpërsëdrejti apo nëpërmjet ndonjë personi ose mjeti tjetër.

-Të dyshuarve u është thënë se do të caktohet paraburgimi i tyre nëse i shkelin këto masa.

Përveç kësaj, sot, Policia Ekzekutive e EULEX-it e ka arrestuar personin e pestë që ndodhej në listën e urdhrit për arrest.

Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë u ka shqiptuar të njëjtat masa kufizuese me ato që i ka shqiptuar për të dyshuarit tjerë.

Këto arrestime janë pjesë e hetimeve lidhur me pohimet për vrasje të rëndë dhe tentim-vrasje të rëndë të kryera në vitet 1990 dhe 2000, ka bërë të ditur Zyra për informim e EULEX-it.

Në komunkiatë thuhet po ashtu se hetimet po drejtohen nga një prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Arrestimet janë autorizuar nga një gjykatës i procedurës paraprake i EULEX-it.
XS
SM
MD
LG