Ndërlidhjet

Britani: Javorja mbyllet shkaku i skandalit me përgjime


Gazeta që shitet më së shumti në Britani, “News of the World”, të dielën do ta publikoj numrin e fundit të saj, pas skandalit me përgjimin e telefonave.

Shpallja për mbylljen e gazetës u bë nga djali i magnatit Rupert Mërdok, Xhejms Mërdok, i cili i udhëheq operacionet evropiane të gazetës.

Mërdok tha se vendimi për mbylljen e gazetës me përvojë 168 vjeçare, u bë pas konsultimeve me “kolegë të lartë”.

Tabloidi që botohet të dialave, tashmë ka pranuar se i ka përgjuar telefonat e politikanëve të personave të njohur dhe të ndihmësve mbretërorë.

Por, gjatë disa ditëve të kaluara, akuzat ishin zgjeruar në përgjimin e telefonave të fëmijëve të zhdukur, pastaj farefisit të viktimave të sulmeve terroriste më 7 korrik 2005, dhe të familjeve të ushtarëve të vrarë në Afganistan.

Skandali i ka kushtuar shumë kësaj gazete, pasi një numër i kompanive i kanë tërhequr reklamat nga ajo.

Kryeministri bruitanik, Dejvid Kamerun, tha se ishte i “tmerruar” nga ky skandal.
XS
SM
MD
LG