Ndërlidhjet

Josipoviq, Petroviq: Forcim i marrëdhënieve Kroaci - Kosovë


Forcimi i marrëdhënieve ndër shtetërore Kosovë - Kroaci u konfirmua në takimin e zhvilluar sot në mes presidentit të Kroacisë, Ivo Josipoviq, dhe zëvendës kryeministrit të Kosovës, Sllobodan Petroviq.

Në një komunikatë për media nga Ministria e pushtetit lokal, thuhet së zëvendës kryeministri Petroviq, ka thënë se “procesi i integrimeve evropiane dhe liberalizmi i vizave është vendosur në prioritetet e institucioneve të Kosovës në agjendat ditore të punës” .

Mëtutje theksohet se zëvendës kryeministri, Sllobodan Petroviq, e ka njoftuar presidentin e Kroacisë, Ivo Josipoviq, edhe me proceset e tjera nëpër të cilat po kalon Kosova si dhe me progresin e shënuar në procesin e decentralizimit dhe reformën në qeverisjen lokale.

Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq, tha se Republika e Kroacisë i përcjell me vëmendje të madhe zhvillimet në Kosovë dhe ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të Kroacisë për mbështetjen e Kosovës në proceset integruese.
XS
SM
MD
LG