Ndërlidhjet

logo-print

Turkmeni: Eksplodim i madh në depon e armatimit


Një eksplodim i madh ka ndodhur sot në një depo të armatimit në qytetin Abadan në Turkmeni.

Shërbimi për Turkmeninë i Radios Evropa e Lirë ka raportuar se eksplodimi i ka dëmtuar shtëpitë e afërta.

Dëshimtarët thonë se ushtria, agjencitë përkatëse dhe zjarrfikësit ishin në vendin e ngjarjes dhe se po zhvillohej evakuimi masiv i banorëve.

Abadan është afro 20 kilomatera në peërndim të kryeqytetit, Ashgabat.

Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për viktima eventuale.

Nuk është e qartë se çka e ka shkaktuar këtë eksplodim.
XS
SM
MD
LG