Ndërlidhjet

MPB-ja reagon ndaj deklaratës së Ministrisë për Kosovën


Ministria e Punëve të Brendshme Kosovës, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit për Kosovën, Goran Bogdanoviq, kinse institucionet e Republikës së Kosovës, po tentojnë që “përmes dokumenteve civile të shqiptarizojnë emrat serbë”.

Në një komunikatë të kësaj ministrie thuhet se: “Ky pretendim është jo racional, i pabazuar në fakte dhe në kundërshtim me praktikën e deritashme të pajisjes së rreth tridhjetë mijë e pesëqind qytetarëve të komunitetit serb me dokumente civile të Republikës së Kosovës”.

“Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës në përputhje me legjislacionin në fuqi, do të vazhdojë të ofrojë shërbime efikase për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim, duke respektuar plotësisht identitetin e tyre personal dhe qytetar", thuhet në komunikatë.
XS
SM
MD
LG