Ndërlidhjet

Thaçi merr pjesë në samitin e Kroacisë


Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron në Dubrovnik, ku do të marrë pjesë në samitin e Kroacisë.

Gjatë qëndrimit në Dubrovnik, kryeministri Hashim Thaçi pritet të zhvillojë takime me kryetarin e Kroacisë, Ivo Josipoviq, dhe me kryeministren Jadranka Kosor, bën të ditur zyra për informim e Qeverisë.

Kryeministri Hashim Thaçi, thuhet në njoftim, do të zhvillojë takime edhe me pjesëmarrës tjerë të këtij samiti. Në samitin e Kroacisë marrin pjesë përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe liderët shtetërorë të vendeve të rajonit.
XS
SM
MD
LG